Art Design



 


Rreth Kompanisë

Art Design është themeluar në vitin 1994. Kompania është ngritur si biznes familjar dhe vazhdon te jetë e tillë. Gjatë dy viteve të para, kemi punuar ne realizimin e interierit në lokale te ndryshme, kafiteri, restaurante etj, ndërsa ne vitin 1996 kemi filluar me linjën e parë të prodhimit. Në vitin 2000 fabrika ka hapur sallonin e parë (showroom), në Prishtinë. Në vitin 2008 kemi investuar në fabrikë teknologjinë e fundit gati në të gjitha linjat e prodhimit. Të njëjtin vit kemi rritur edhe kapacitetet në resurset njerëzore.

Procesi

Ekipi i Art Design do të vizitoj ambientin tuaj për të bërë matjet e hapësirës. Fillimisht do të dëgjojmë idetë tuaja për mobilimin e shtëpisë suaj dhe pastaj në bashkëpunim me ju do të krijojmë konceptet e para, të cilat do t'iu paraqiten në pamje 3 Dimensionale, për ta pasur sa më të qartë pamjen e ambientit pasi te jetë mobiluar. Pasi të jenë vendosur parametrat, të vendoset për llojet e materialeve, ngjyrave, procesi hyn në fazën e prodhimit. Ju gjithashtu mund të na e besoni dizajnimin e projektit që nga fillimi deri në fund.
Shumë projekte të zhvilluara nga ne janë unike pasiqë janë krijuar me bashkëpunim me klientin.

Teknologjia

Në vitet e fundit ne kemi investuar shumë në teknologji, jo vetëm në teknologji të prodhimit, por edhe në sektorin e dizajnit. Në vitin 2009 fabrika ka ndërruar lokacionin për t'u zhvendosur në një hapësirë prej 2000 metra katrorë. Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji për t'iu sjellur kualitetin dhe komoditetin në shtëpitë tuaja.

Materialet dhe Garancioni

Për të siguruar që produktet tona t'i rezistojnë kohës, ne i kushtojmë shumë rëndësi materialeve me të cilat krijojmë interierin në ambientet tuaja. Për të ofruar një gamë të gjerë të mundësive të mobilimit ne përdorim këto materaile kryesore: Mediapan, Mediapan i Plastifikuar, Mediapan i Ngjyrosur, Iverpllakë dhe kombinime me xham. Në të gjitha këto materiale ne ofrojmë garancion 24 muaj. Ndërsa në elemente elektrikë garancioni është i vlefshëm 60 muaj nga prodhuesit Ariston dhe Beko.

artdesign facebook wall

Rr. Rrustem Statovci, pn.
Prishtinë, 10000, Kosovë
kliko për pamje në Google Maps

+377 44 444 666
+386 49 444 666

YouTube Channel

Kontakto




   
Ju jeni këtu: Home Rreth Nesh